Royal Blue
Destinacioni ideal për ata që kërkojnë relaks
Royal Blue është destinacioni juaj ideal në Dhërmi
Krijuar për t’ju ofruar një atmosferë të qetë dhe relaksuese, duke e bërë qëndrimin tuaj të paharrueshëm. I vendosur përgjatë pedonales së Dhërmiut fare pranë ujërave të kristalta të detit jon Royal Blue Dhërmi ofron një qëndrim të paharrueshëm ku bashkohet komoditeti dhe mikpritja e ngrohtë.
Dhomat tona elegante janë të dizajnuara për tju ofruar rehati maksimale, çdo dhomë është e pajisur me të gjitha komfortet e nevojshme për të ofruar atmosferën perfekte për t’u çlodhur dhe shijuar pushimet tuaja.



Historia
Royal Blue Hotel hapi dyert e tij në qershor të vitit 2012, por historia e tij filloi shumë më herët, në zemrën e një familjeje me ëndrra të mëdha.
Në themel të këtij projekti qëndrojnë dy vëllezër që trashëguan një copë tokë nga gjyshërit, por kishin gjithmonë dëshirë të ndërtonin diçka atje. Në vitin 2006, ata nisën me një kamping të vogël dhe një fast food modest. Sezoni veror atëherë zgjaste vetëm 30-40 ditë, dhe viti i parë ishte sfidues, me shpenzime pa të ardhura. Megjithatë, pasioni dhe dashuria për atë që kishin krijuar i mbajti ata të motivuar.
Gjatë dimrit, ata punonin në profesionet e tyre dhe kursenin për të realizuar ëndrrën e madhe. Në vitin 2010, krijuan një caffe/bar/piceri me emrin “Sunrise”. Ndërsa viti 2011 solli lejen për ndërtimin e një hoteli të vogël, dhe në qershor 2012, ata arritën të hapnin Royal Blue Hotel, siç e njohim sot.
Kosta dhe Niko, dy vëllezërit vizionarë, janë gjithmonë në timonin e Royal Blue-së, krenarë për atë që kanë arritur. Ata janë kërkues ndaj vetes dhe ndaj të gjithëve që punojnë pranë tyre, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe profesional për të gjithë.
Shije fantastike në çdo pjatë
Në Royal Blue Restaurant, ne ofrojmë një menu të pasur deti me pjatat të shijshme të përgatitura me produkte të freskëta dhe të cilësisë më të lartë.
Ambienti i restorantit është i ngrohtë dhe mikpritës, duke ofruar pamje mahnitëse të detit, të cilat do t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni pjesë e natyrës. Çdo vakt shërbehet me kujdes dhe pasion, duke ofruar një udhëtim të paharrueshëm për shijet tuaja.


Facilitetet dhe Shërbimet
Dhomat tona janë ideuar për të të dhuruar relaksin dhe shërbimin më të mirë, me një staf të trajnuar dhe të dedikuar për të të ofruar një përvojë të jashtëzakonshme
Përjetoni zgjime relaksuese në tingujt e valëve të detit pasi çdo dhomë në Royal Blue është me pamje nga deti dhe shijoni një mëngjes të shijshëm nga restoranti ynë.